Moratoriumi i gjuetisë, Koka: Mund ta shtyjmë edhe 2 vite të tjera

Qeveria po rishikon mundësinë e shtyrjes së afatit të moratoriumit për gjuetinë i cili skadon në mars të 2016-ës. Nisur nga bilanci pozitiv i zbatimit të moratoriumit për dy vite, ministri i Mjedisit shprehet se krahas zonave të mbrojtura, mundësia e  ndalimit të  gjuetisë përtej 2 viteve është e lartë. Ministri i mjedisit ka bërë gjithashtu një bilanc të situatës së pyjeve në Shqipëri, ku krahas moratoriumit ka sugjeruar heqjen e TVSH-së për importin e lëndës drusore.Moratoriumi i gjuetisë i cili skadon në mars të 2016-ës, pritet të shtyhet  për një kohë edhe më të gjatë. Mundësia e shtyrjes të këtij afati përtej 2 viteve sipas ministrit të Mjedisit Lefetr Koka po dskutohet edhe në kabinetin qeveritar, duke mos përjashtuar kështu mundësinë se pas marsit 2016-të, të apasionuarit pas gjuetisë do ta kenë të ndaluar ushtrimin e këtij sporti.Lefter Koka: “Jemi në dsikutime me kryeministrin shqiptar por sigurisht edhe me kolegë të tjerë të kabinetit dhe shoqata të ndryshme për të diskutuar nëse kjo masë duhet të zgjatet apo të mund të aplikohet gjuetia me një kontroll më të rreptë. Ajo që është diskutuar në kabinetin qeveritar, idea është e një shtimi të kësaj kohe perj dy vjetësh, e cila përfundon në mars”.Sa i përket moratoriumit të pyjeve, ministri i Mjedisit sugjeron heqjen e TVSH-së për importin e lëndës drusore, për të stilumuar importin e kësaj lënde një mënyrë që do të ulë sipas tij nevojën e industrisë për lëndë drusore vendase.Lefter Koka: “Ne kemi kërkuar pranë qeverisë dhe unë besoj që do të jetë e mundur, heqjen e TVSH-së për lëndën drusore që përdoret për djegie. Heqja e TVSH-së do të bëjë të mundur të rritet importi dhe të mos i mungojë asgjë industrisë vendase”.Në një bilanc të mjedisit në 1 vit ministri ngriti shqetësimin se Shqipëria është një ndër vendet në rajon me shkallën më të lartë të dëmtimit të sipërfaqeve pyjore në rajon gjatë 20 viteve të fundit. Si shkaktarët kryesorë, ministri Koka, ka renditur subjektet e ndryshme private që kanë marrë lejen e prerjeve të pyjeve si dhe tek konsumatorët individual./Oraneës.tv/