PD denoncon: Veliaj do marrë 9 vendime hajdutërie më 30 dhjetor

Këshilltarët e djathtë në bashkinë e Tiranës kanë kundërshtuar rendin e ditës për mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak këtë vit. Sipas tyre, në mbledhjen më të rëndësishme ku do diskutohet buxheti dhe paketa e ndryshuar e taksave, do kalojnë edhe koncensionet për ata që PD i quan klientë të kryebashkiakut.Sipas PD-së këto vendime përkeqësojnë jetën e bizneseve dhe qytetarëve, rrisin taksat, vjedhin pasuritë publike dhe i vënë asetet publike në shërbim të miqve dhe klienteve te tyre.Fabian Topollaj : "Pas rreth 2 muajve pa u thirrur Këshilli Bashkiak Tiranë, mbledhja më e rëndësishme e vitit ku diskutohet buxheti dhe paketa e ndryshuar e taksave vendore të kryeqytetit do duhet të vendosë edhe për dhënie koncesionesh mu në zemër të Tiranës për klientet e Veliajt dhe padronit të tij, për transferim pronash publike të kryeqytetit pa shpërblim në favor të të tretëve dhe deri për rrëzimin e Planit Vendor të kryeqytetit në funksion të rrëzimit të barrierave ligjore që pengojnë Veliajn në miratimin e lejeve abuzive të ndërtimit. Parku Rinia që u nis nga Rama për t’u dhënë me koncension por nuk u perfundua dot përpara 8 vitesh nga Kryebashkiaku i atehershëm, po bitiset nga Veliaj sot. Dhe pse 8 vite më pas, klienti i qeverisë do të marrë për 35 vite me koncension një nga asetet më të çmuara të qytetit të Tiranës, me të njëjtat terma referencë si përpara 8 vitësh. Nisja e hartimit të Planit Vendor të Përgjithshëm të Tiranës ndërkohë që Veliaj me kohë ka dhënë leje abuzive edhe brenda parkut të liqenit artificial ka vetëm një qellim, të rrëzojë planin aktual vendor që ishte mburoja e qytetit për çdo hajdut që donte të vidhte me lejet e ndërtimit. Paketa fiskale qe propozon Veliaj do t’ua vështirësojë dhe më shumë jetën qytetarëve dhe bizneseve.50 milionë dollarë taksa shtesë parashikon t’u marrë bizneseve dhe qytetarëve.në të ardhmen Veliaj. Mbledhja që do duhet të shqyrtoje rreth 500 fletë vendime hajduterie me përqendrim është përcaktuar të mbahet vetëm 1 ditë përpara vitit të ri. Dhe kjo për të vetmen arsye që Erioni të mund të vjedhe pa zhurme e bujë, që këshilltarët të mos mund të flasin e aq më tepër që qytetarët të mos shohin e degjojnë bëmat dhe gjemat e drejtorit të Ramës në Bashki"Topollaj tha se këshilltarët e djathtë do të denoncojnë pikë për pikë këto mega vjedhjeje disa dimensionale të Veliajt jo vetëm në Këshillin Bashkiak por duke nisur që sot çdo ditë në media dhe në takime me qytetarët./Oranews.tv/