Erion Veliaj nderon pas vdekjes babain e Soni Malajt

Në një ceremoni të veçantë bashkia e Tiranës ka vlerësuar me çmimin "Personalitet i Vitit 2015", 10 njerëz të cilët punën e tyre kanë bërë diçka për Tiranën.Kryesisht në fokus të këtyre vlerësimeve janë aktivitetet sociale-kulturore që këta personazhe kanë realizuar për qytetarët e Tiranës. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj i quajti heronjtë që me energji e kreativitet fryëmzojnë cdo ditë për projekte të reja.“Më vjen mirë që secili prej jush, që vlerësohet sot nga Bashkia e Tiranës, ka qenë një frymëzim se si me pak kreativitet, me pak energji pozitive, nga hiçi mund të ndodhn gjëra të bukura. Unë besoj se me pak optimizëm ne mund të bëjmë gjëra që tek e tek, për secilin prej nesh, janë të pamundura. Po rritet një brez tjetër, i cila te çdo problematikë shikon një mundësi për të shërbyer, një mundësi për të bërë diçka krijuese, një mundësi për të angazhuar dhe për të mobilizuar të tjerë, dhe unë besoj se nga kjo kategori vijnë heronjtë tanë”, tha Veliaj.Ened Mato u vlerësuar për punën e bërë për ditët pa makina duke inkurajuar përdorimin e bickikletës, Julia Sinanaj për aktivizimin dhe mundësitë e reja për të rinjtë, Helidon Haliti për krijmataritë artistike, Arber Hajdari për përkushtimin ndaj njerëzve në nevoj. Gjithashtu, pas vdekjes u nderua më cmimi Sadik Malaj që drejtoi unionin e operatorëve turistik për punën e tij në promovimin e Shqipërise tursike në mbarë botën.