KLSH letër Ramës, Leskaj: Shkarko Drejtoren e Shërbimeve Qeveritare

KLSH i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të shkarkojë drejtoren e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, Kamela Vojka.Kreu i këtij institucioni, Bujar Leskaj i kontaktuar me telefon nga Ora News ka pranuar se kjo shkeresë është bërë një muaj më parë pasi janë konstatuar një sërë shkeljesh pas përfundimit të auditit në këtë institucion.Leskaj: “Kjo kërkesë është bërë rreth 1 muaj më parë dhe është motivuar nga audit ii kryer nga ky institucion, ku janë konstatuar shkelje të ndryshme. Ne nuk kemi bërë kallëzim penal për drejtoreshën, por është vënë në dijeni kryeministri nëpërmjet letrës zyrtare.”Një nder shkeljet e evidentuara për të cilat është kërkuar shkarkimi i drejtoreshës Kamela Vojka është dhe fakti se nuk vuri në dispozicion të Presidentit Bujar Nishani vilën e Dhërmiut për pushimet verore.Leskaj: “Argumenti se ishin duke u kryer punime në vilë, nuk qëndron pasi ne konstatuam se nuk ishin duke u bërë punime në atë periudhë”Pas auditit KLSH ka konstatuar se informacioni  i përcjellë në persidencë përsa i përket mosvënies në dispozicion të vilës qeveritare ka qenë i pavërtetë. Auditi është realizuar në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare për periudhën nga 1 janari 2014 deri në 31 korrik 2015 dhe janë konstatuar disa shkelje, ndër të tjera se Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare  nuk ka zbatuar rregullat dhe procedurat ligjore edhe në realizimin e disa tenderave që ka hapur ky institucion.leskaj/Oranews.tv/