Gjeli i detit për vitin e ri, qytetarët: Çmimi i lartë, nuk e përballojmë dot
Çmimi i lartë me të cilin shitet gjeli i detit, simboli i tryezës për festën e ndërrimit të vitit ka ulur ndjeshëm shitjen e tyre. Qytetarët kanë gjetur si zgjidhje blerjen e tyre në kushte frigoriferike pasi janë më të lire.Gjeli i detit pavarësisht se është një asortiment i cili nuk mund të mungojë në natën e ndërrimit të viteve, çmimi i lartë i tyre duket se i ka stepur qytetarët. Çmimi i gjelit të detit këtë vit është 700 lekë për kg dhe për qytetarët konsiderohet mjaft i lartë. Ndërkohë që tregtarët shprehen se ky çmim ka larguar blerësit të cilët po zgjedhin gjelin e detit në kushte frigoriferike.Tregtare: “Marrin mish frigoriferi se është më i lirë. Për ne është i lirë, për ata është i shtrenjtë, kështu që…”.Qytetar: “Çmimet edhe fort shtrenjt nuk janë, çmime të arsyeshme. Njerëzit edhe kanë qef. Edhe ai që ka edhe ai që s’ka do ta marrë se s’bën sepse është një festë që e feston e gjithë bota”.Qytetar: “Shtrenjtë është. Për ata që s’kanë, të themi të drejtën është i shtrenjtë. Por, ne që jemi në punë sikur e kemi pak më të lehtë. Por ai që s’ka punë nuk ka takat ta marrë, me thënë të drejtën”.Elbasani dhe Peqini njihen për prodhimin e gjelit të detit. POr në ndryshim nga vitet e tjera tradita e panairit te gjelit te detit që organizohej në Peqin nuk është organizuar për mungesë fondesh./Oranews.tv/