Mesazhi i ri i liderit Al Baghdadi: "Kalifati" po funksionon mirë
Grupi militant Shteti Islamik ka publikuar një mesazh të ri, që supozohet se vjen nga lideri i tij, Abu Bakr al-Baghdadi.Në mesazh ai thotë se "kalifati" i tij po funksionin mirë dhe se sulmet ajrore të Rusisë dhe të koalicionit që udhëheq SHBA-ja nuk kanë mundur të dobësojnë grupin.Mesazhi po ashtu kritikon përpjekjet e Arabisë Saudite për të ngritur një koalicion të vendeve myslimane kundër Shtetit Islamik dhe u bëhet thirrje qytetarëve sauditë që të ngrihen "kundër tiranëve fe-mohues dhe të marrin hak për popullin në Siri, Irak dhe Jemen". Po ashtu ne mesazh paralajmërohet edhe Izraeli me sulme.Mesazhi i fundit online, që thuhej se vjen nga Al-Baghdadi, është postuar në muajin maj ndërsa disa herë është raportuar se Al-Baghdadi është plagosur ose ka vdekur gjatë luftimeve./Oranews.tv/