Lindja e Krishtit, Mesha e shenjtë mbledh besimtarë në të gjithë vendin
Mijëra besimtarë të krishterë në të gjithë vendin, kanë kremtuar lindjen e Krishtit, me meshën e shenjtë që ka çelur festimet. Numri dy i qeverisë Niko Peleshi dhe kryetari i PD Lulzim Basha, kanë zgjedhur Mitropolinë e Korçës, për të uruar besimtarët për Krishtlindje.Kanë zgjedhur Mitropolinë e Korçës për Krishtlindje, zv.Kryeministri Niko Peleshi dhe kryetari i PD Lulzim Basha. Me shumë shpresë e begati ishte urimi i numrit dy të qeverisë.Niko Peleshi: “Të shpresojmë që viti që vjen edhe me frymën e Krishtlindjes do të sjellë ditë më të mira dhe të gëzuara për të gjithë shqiptarët.”Kreu i opozitës Basha u ndal veçanërisht tek njerëzit e pamundur, të varfërit dhe fëmijët, për të cilët uroi që të mos e humbin shpresën e besimit.Lulzim Basha: "Një urim të veçantë kam për të pamundurit, njerëzit në nevojë, për fëmijët në veçanti që kjo ditë e bekuar e lindjes së shpresës të sjellë bashkë me shpresën edhe besimin se e nesërmja do të jetë më e mirë.”Në katedralen e "Shen Shtjefnit në Shkodër, besimtarët kremtuan me këngë dhe lutje, lindjen e Krishtit.Imzot Angelo Massafra: “Njerëzit të kthehen te zoti. Sepse me paqe të gjithë dalin fitimtarë, me luftë e me probleme të gjithë jemi në humbje.”Mesha e shenjtë në katedralen e Shën Nikolles në qytetin e Lezhës, çeli kremtimin e Krishtlindjes për të gjithë besimtaret e krishterë.Qindra besimtare katolike kanë marrë pjesë në meshën e drejtuar nga Dom Gjergji në kishën Shën Lucia në Durrës.Në Berat, festimet për lindjen e krishtit u celën me panairin e kulinarisë, ku gatimi tradicional ishte gjeli i detit.Besimtarët e Krishterë, në Fier dhe Gjirokastër, kremtuan Krishtlindjen me lutjet për më shumë paqe dhe harmoni mes tyre./Oranews.tv/