Tentoi të vidhte dyqanin poshtë shtëpisë së tij me pistoletë lodër, arrestohet shqiptari
Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi u kap në përpjekje për të vjedhur dyqanin poshtë shtëpisë së tij në Toskanë.Ilir Merko u neutralizua në pak minuta nga karabinierët e zonës Altopascio në banesën e tij.Sipas policisë italiane, 44-vjeçari me një pistoletë lodër dhe me fytyrë të zbuluar ditën e djeshme (24 dhjetor) rreth orës 18.30 kishte hyrë në dyqanin që ndodhej poshtë shtëpisë së tij.“Duke i drejtuar armë shitëses e ka detyruar atë t’i japë paratë. Por mjaftoi që vajza të refuzonte dhe të bërtiste, që shqiptari të largohej,” raportojnë mediat lokale.Karabinierëve i mjaftoi të shikonin filmimet nga kamerat e dyqanit për të identifikuar autorin, i cili ishte i njohur për policinë italiane pasi kishte precedentë të mëparshëm penal.Në të kaluarën Merkaj ishte dënuar me dy vjet e katër muaj për grabitje dhe posedim armësh zjarri pa leje. Gjatë kësaj kohe ai po vuante dënimin e tij nën arrest shtëpie.