Arrestohen 2 të mitur, kanosën 15-vjeçaren në Facebook duke i kërkuar 20 mijë lekë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2015, 10:20
Dy të mitur të moshës 14 dhe 15 vjeç janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi kanë kanosur nëpërmjet Fecebook, një bashkëmoshataren e tyre duke i kërkuar 20 mijë lekë.Të arrestuarit janë D.K 14 vjeç dhe R.M 15 vjeç, të dy nga qytetit i Durrësit.“Shtetasit e mësipërm, kanë kanosur me anë të rrjetit social Facebook shtetasen K.H. 15 vjeçe, duke i kerkuar një shumë prej 20.000 lekësh. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” parashikuar në nenin 109/b të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policies.