Ulqin, digjet autobusi me targa shqiptare, po udhëtonin 52 pasagjerë

Një autobus me targa shqiptare është përfshirë nga flakët në Malin e Zi. Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes në kufirin mes Malit të Zi dhe Shqipërisë në rrugën e vjetër për në Ulqin, ku po udhëtonin 52 pasagjerë shqiptarë.Ndërkohë, mësohet se në autobus ka shpërthyer zjarri dhe është djegur plotësisht. Ndërsa, është bërë e ditur se fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.Sipas hetimeve të para, dyshohet se shkak i djegies së autbusit ka qenë një defekt teknik.Sipas mediave, pasagjerët kanë qenë ata që kanë ndjerë fillimisht tymin dhe më pas shoferi ka ndaluar autobusin dhe pasagjerët kanë dalë jashtë.“Novosti” shkruan se brenda pak minutash autobusi u përfshi i gjithë nga flakët duke u shkrumbuar dhe u deshën 2 orë për të shuar flakët.digjet autobusi 1 digjet autobusi