Basha uron nga Korça besimtarët e krishterë

Kryetari i PD, Lulzim Basha këtë vit ka zgjedhur qytetin e Korçës për të uruar besimtarët e krishterë për Krishtlindje.Nga ky qytet Basha bëri një urim të veçantë per personat në nevojë."Në këtë ditë të mrekullueshme, në këtë ditë të bekuar të Zotit, ditë Krishtlindjesh, dua të uroj të gjithë besimtarët e krishterë : Gëzuar Krishtlindjen! Për shumë vjet gëzuar!Do të uroj në veçanti shërbëtorët e Zotit, të gjitha kishat, katolike, ortodokse, ungjillore të vendit. Dhe një urim të veçantë kam për më të pamundurit, njerëzit në nevojë, për fëmijët në veçanti, se kjo ditë e bekuar e lindjes së shpresës të sjellë bashkë me shpresën edhe besimin se e nesermja do të jetë më e mirë.Për shumë vjet gëzuar!" ka deklaruar Basha.Në qytetin e Korçës Basha u prit nga Mitropoliti Imzot Johani, ndërsa shoqërohej nga deputëtët Arben Ristani dhe Eleina Qirici.