Dëmtoi kabllin elektrik në ish-Bllok, OSHEE kallëzon penalisht një firmë

OSHEE ka kallëzuar penalisht një firmë e cila gjatë punimeve në zonën e ish-Bllokut ka dëmtuar kabllat elektrike duke sjellë probleme me energjinë elektrike.Nëpërmjet një njoftimi për mediat OSHEE sqaron se janë marrë të gjitha masat për vënien para ligjit të firmës.“Në terren ishin  grupet e punës të cilat punuan intensivisht për riparimin e defektit dhe rikthimin sa më shpejt të energjisë elektrike tek abonentët e prekur nga ky incident. Ishin jashtë pune 3 kabina elekrike që furnizojnë zonën pranë kinema "Agimi",  thuhej në njoftimin e OSHEE.Energjia elektrike u rikthye pas rreth 1 ore./Oranews.tv/