E vogla “zgjohet” nga vdekja për të festuar Krishtlindjen
Ishte vetëm 14 muajsh kur Bela Uilliamsit filluan t'i bien flokët dhe të shfaqë probleme të rënda shëndetësore, të cilat nuk dihej se nga vinin.Në prill të këtij viti, prindërit Franceska dhe bashkëshorti i saj Li Mor Ulliams, nga Britania e Madhe e dërguan vogëlushen në spitalin e Eseksit, nën kujdes intensiv. Mjekët e diagnostikuan fillimisht me azmë dhe komplikime të rënda në gjoks. Por, diagnoza kishte qenë e gabuar.Tre muaj më pas, gjendja e Belës u rëndua edhe më tepër.Ajo u mor sërish nën kujdes intensiv dhe kreu një skaner MRI, falë të cilit u gjet diagnoza e vërtetë e sëmundjes së saj. Vogëlushja vuante nga çrregullime në dy pjesë të trurit.
Edhe pse me trajtime të specializuara, mjekët nuk jepnin shpresë për jetën e saj. Një ditë, më 21 korrik ata i heqin aparatin e frymëmarrjes duke dhënë lajmin se Bela ka shkuar në një rrugë pa kthim.Prindërit i dhanë vajzës së tyre lamtumirën e fundit, madje duke e regjistruar këtë moment në aparatin e tyre. Gjysmë ore më pas ndodh mrekullia dhe dhembja i le vendin gëzimit. Belës i rikthehet niveli i oksigjenit në 100% dhe mjekët japin lajmin se ajo do të mbijetojë.Nëna e Belës: “Është e mahnitshme. Kjo është si të kemi fituar llotarinë. Ajo e bëri edhe një herë të plotë familjen tonë. Është fantastike të shohësh se si ajo përmirësuar".Ky lajm ka pushtuar dy ditët e fundit mediat britanike, të cilat e kanë quajtur këtë një mrekulli.
/oranews.tv/