Krishtlindja, Veliaj uron besimtarët: Është një moment reflektimi
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në urimin e tij për këtë ditë të shenjtë ka bërë thirrje për reflektim. Veliaj tha se ashtu si Krishti ndryshoi botën edhe në Tiranë ka plot njërëz të panjohur që frymën e Krishtlindjes ta kthejë në solidaritet.Erion Veliaj: Është një festë për të gjithë, edhe për ata që kanë besime të tjera. Është një moment për të reflektuar, një reflektim mbi historinë e Krishtlindjes që është historia e një lindje modeste e një personi të panjohur që ndryshoi botën dhe unë besoj se Triana ka plot heronj të panjohur nëse secili prej nesh vendos që frymën e Krishtlindjes ta përkthejë në një frymë solidariteti. Secili prej nesh më mirë sesa të jetë cinik apo skepetik ose kritikues i gjërave që nuk shkojnë, mund të bëjë minimumin e vet. Secili mund të ftojë një fqinj që nuk i ka mundësitë dhe të kalojë me ta mundësitë që ofrojnë festat. Bekime për të gjithë dhe shpresoj që ky vit të jetë për zgjidhje sesa për konflikte. Njerëzit duan paqe, punë. Për ditë më të mira gëzuar.