Fshati Shën Pjetër, aty ku banorët marrin ushqim me listë dhe jetojnë me borxhe
Dhjetëra familje në fshatin Shën Pjetër të Fierit blejnë ushqime me listë. Shitësit e dyqaneve thonë se shifra e borxhit varian nga 500 lekë deri në 50 mijë lekë të reja. Banorët e fshatit shlyejnë borxhin vetëm kur u vijnë familjarët që kanë në emigracion.Fier-Banorët e Shën Pjetërit të Fierit nuk do të kenë ushqimet tradicionale në tryezën e ndërrimit të viteve. Në fshatin me 650 familje, subjektet e zonës që tregtojnë produkte të shportës, thonë se pjesa më e madhe e banorëve jetojnë me borxhe, që variojnë nga pesë mijë lek të vjetra deri në gjysmë milioni.Shpesh për shkak të borxhit të krijuar banorët ndërrojnë dyqane.Shlyerja e borxheve prej fermerëve bëhet kur u vijnë fëmijët apo të afërmit nga emigracioni.Në Shën Pjetër, fshati me emrin e një prej dishepujve të Krishtit, varfëria shihet edhe tek banesat gjysmë të rëna.Më e vështirë situata është për moshën e tretë, e pamundur për të punuar.Për festimin e ndërrimin e viteve, banorët thonë se i kanë sytë nga të afërmit në emigrim, që do ta presin vitin e ri në vendlindje./Oranews.tv/