Kryeministria hap aplikimet për konkursin "Ëndrra Ime 2016"

Aplikimet për pjesëmarrjen në edicionin e tretë të konkursit “Ëndrra Ime 2016” kanë nisur.Lajmërimin e ka dhënë vetë kryeminstri Edi Rama në rrjetin e tij social Facebook dhe në faqen zyrtare të Kryministrisë .Të gjithë ata që kanë një ide inovative dhe ëndërrojnë të hapin një biznes të suksesshëm në fushën e turizmit, bujqësisë, inovacionit dhe teknologjisë mund të aplikojnë në “Ëndrra Ime 2016” për ta bërë ëndrrën e tyre realitet.Ideja më e mirë do të fitojë deri në 500 mijë lekë për hapjen dhe asistencë të kualifikuar në hapat e para të biznesit.Kryeministria në faqen e saj njofton se në këtë konkurs mund të marrë pjesë çdo qytetar shqiptar që ka një ide të qartë biznesi.Për të aplikuar online mund të klikoni këtu dhe afati i mundshëm është deri më datë 28 shkurt 2016