Nisin aplikimet për studime në Francë për vitin 2016-2017

Ambasada e Francës në Tiranë ka njoftuar për nisjen e aplikimeve si dhe procedurat e regjistrimit në ciklin e parë të studimeve në universitetet franceze për vitin 2016-2017.Të rinjtë nga Shqipëria që duan të ndjekin studimet në Francë kanë afat deri më 22 janar për të aplikuar.Ambasada njofton se aplikantët duhet të dorëzojnë dosjen e plotësuar në ambientet e ambasadës deri në javën e tretë të muajit janar të vitit 2016.Kriter i rëndësishëm për fitimin e të drejtës së studimit është njohja e gjuhës frënge. Lidhur me këtë kriter, kandidatët duhet t'i nënshtrohen një provimi mbi njohjen e gjuhës, që do zhvillohet më datë 11 shkurt në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.Provimi është i detyrueshëm për të gjithë aplikanët.Për më shumë informacione dhe detaje mbi aplikimet për studime në Francë për vitin 2016-2017 klikoni këtu 

Procedurat e regjistrimit në vitin e parë në një universitet francez – 2016 - 2017