Festat e nëntorit, Artur Gorishti sjell ekspozitën e parë në Galerinë e Arteve

Në kuadër të festave të nëntorit në Galerinë Kombëtare të arteve u çel ekspozita personale e artistit, Artur Gorishti.Për publikun, artisti Gorishti njihet më së shumti si kineast, por që tashmë për hërë të parë ai vjen me një ekzpoitë në Galerinë e Arteve.Një ekspozitë e cila sjell një koleksion prej 72 punimesh nga krijimtaria e tij 25 vjeçare, të cilat janë kryesisht piktura e grafika, në gjininë e peizazhit, portretit, brendi, kompozime, apo miks media.Për kuratorin e ekspozitës, Ylli Drishti, pikturat e Artur Gorishit shfaqin një krijmtari të pazbuluar më parë, por që e prezantojnë atë si një artist të mirëfilltë të artit pamor.Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 9 dhjetor 2015.