Kanosën një person, arrestohen me pistoleta në brez, njëri “gardian”
Parandalohet një ngjarje kriminale në kryeqytet. Policia e Tiranës ka arrestuar mbrëmjen e sotme 2 persona për kanosje me armë zjarri të një shtetasi tek rruga e "Kavajës".“Më datë 21.12.2015, në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë Tiranës, ka mbërritur një telefonate se dy persona po kanosnin me armë zjarri një person tek rruga e "Kavajës", në afërsi të një lokali”.Policia ka mbërritur menjëherë në adresën e dhënë, duke kapur në flagrancë shtetasit:- Valment Pelivani, 24 vjeç, të cilit ju gjetë një pistole tip TT e mbushur me fishek gati për qitje-Bekim Zenollari, 32 vjeç, te cilit ju gjet gjithashtu një armë zjarri, pistoletë TTSipas bluve, Zenollari pretendon se është punonjës policie burgjesh, si dhe posedonte dy dokumenta policie.Këta dy shtetas dyshohet te kenë kanosur nje tjetër shtetas i cili ka depozituar kallëzimin përkatës në Komisariat.Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet proçeduriale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.[caption id="attachment_641775" align="alignnone" width="640"]
Pistoletat dhe celularët që iu sekuestruan të arrestuarve[/caption]