Thaçi President, konfirmon Mustafa: Do zbatojmë marrëveshjen
Hashim Thaçi , Zv.Kryeministër dhe njëkohësisht Ministër i Jashtëm, do të jetë Presidenti i ardhshëm i Kosovës.Konfirmimi vjen nga Kryeministri Isa Mustafa pas zërave se marrëveshja e koalicionit do të votohet kundër nga disa deputetetë të lidhjes demokratike.Gjatë përurimit të një segmenti të rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë, Mustafa u shpreh:“Gjithsesi zotohem se marrëveshja do të respektohet tërësisht dhe ska asnjë arsye pse z.Thaçi të mos jetë president sepse ne do të sigurojmë votat si LDK ashtu siç jemi përcaktuar me marrëveshje.”Kryeministri Mustafa hodhi poshtë gjithashtu edhe akuzat se koalicioni i përbërë nga LDK e drejtuar prej tij dhe PDK e Thaçit është koalicioni i krimit dhe korrupsionit.Mustafa ka prekur edhe çështjen e djegjeve të makinave zyrtare, një fenomen në rritje në Prishtinë, duke kërkuar zbardhjen e ngjarjeve nga organet e drejtësisë./Oranews.tv/