Opozita bashkon votat me mazhorancën për amnistinë dhe pse e kundërshtoi

Miratohet me 110 vota  projektligji për amnistinë nga e cila përfitojnë rreth 720 persona të cilët vuajnë dënimin.Ky projektligj për amnistinë ka shkaktuar një sërë diskutimesh në parlament.Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani deklaroi se kjo është një nismë humane dhe synon të ulë mbipopullimin në burgje.Por për deputetët demokratë kjo amnisti nuk mbështet të varfërit dhe ata që janë dënuar për energjinë elektrike.Në seancën e fundit parlamenti miratoi gjithashtu edhe ngritjen e një komisioni për reformën zgjedhore.Miratohet projektligji për amnistinë nga e cila pritet të përfitojnë 720 persona të cilët vuajnë dënimin penal.Ky projektligj ka shkaktuar diskutime në seancën e fundit parlamentare për vitin 2015.Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani,  e mbrojti këtë nismë duke deklaruar se gjithçka po bëhet për humanitet dhe se sistemi penal është afër kolapsit.Manjani: Në Kushtetutë amnistia i takon parlamentit dhe askujt tjetër. I takon parlamentit të shprehet përfundimisht.Detyra ime si Ministër është të shpjegoj situatën, kompetenca është e parlamentit.Nuk ka qenë dhe nuk mbetet në motivimin e kësaj nisme arsyeja politike, por thjesht arsye kushtetuese dhe ligjore që ka të bëjë me respektimin e të drejtave të njeriut te personat e dënuar dhe ato në paraburgim.Të drejtat e tyre janë të lidhura me sistemin e menaxhimit të burgjeve që vështirësohen në kushtet kur jemi në mbipopullim. Nuk është fenomen i ri, por i konstatuar në vite, është i lidhur me problemet ekonomike që ka pasur dhe ka.Por për deputetët e opozitës kjo amnisti është vetëm për kontrabandistët dhe kriminelët.Bylykbashi: Ky parlament do të mbahet mend për ndër të tjera që vendosi të bëjë Gjykatën dhe të falë sa më shumë kriminelë. Ndërkohë që dikur amnistia ishte një event i rëndësishëm sot ju vetëm hapni portat.Mos harroni që jo më kot drejtësia, qoftë dhe ajo që ju e quani e korruptuar dhe shpesh herë është e tillë i ka çuar në burg këta persona. Nuk është keq që shteti të bëjë amnisti, por amnisti në fund të dhjetorit të 2013, amnisti në 2014 dhe përsëri amnisti tani është diçka e rrallë. Ajo që keni propozuar ka një sërë problemesh, ju amnistoni shpërndarësit e drogës ndërkohë që për ju është krim shumë i rëndë që quani atë që rri në shtëpi hajdut të energjisë elektrike.Kurse spaçatori i drogës është i amnistueshëm. Ju i falni 1.5 vite për të dënuarat gra dhe 1 vit edhe për ata që janë të ndaluar për të përfituar nga amnistia, përfiton dhe një terrorist. Ka probleme të brendshme që ju nuk i keni sqaruar akoma me njëri-tjetrin dhe sillni këtë ligj thjesht për një kredo politike.Ndërkohë që duke folur për amnistinë deputeti, Eduard Halimi, u shpreh se mbështet reformën në drejtësi, por jo draftin e hartuar nga maxhoranca.Halimi: Mbështesim reformën, por jo draftin. Po pse jo draftin? Sepse nuk bëhet më i mirë KLD po çoi Kryeministri nga 3 që ka sot, në 5 anëtarë nesër, qoftë ky Edi Rama, qoftë ky Lulzim Basha.Parlamenti miratoi gjithashtu edhe ngritjen e një komisioni të posaçëm për reformën zgjedhore.Nga kjo amnisti përfitojnë:a) personat e dënuar vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 2 vjet për dënime të dhëna deri në datën 30 nëntor 2015, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 5, të këtij ligji;b) personat e dënuar me vendim të formës së prerë, me gjobë (për pjesën financiare të pashlyer të dënimit deri në datën 30 nëntor 2015) ose personat, për të cilët gjykata deri më datën 30 nëntor 2015 ka caktuar një nga llojet e alternativave të dënimit;c) personat e dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 5, të këtij ligji;ç) personat e dënuara femra, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 5, të këtij ligji; d) personat e dënuar meshkuj, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 5, të këtij ligji; dh) personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të atyre që janë dënuar për ndisa vepra penale të rënda.