Belgjikë, 5 të ndaluar lidhur me sulmet e Parisit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2015, 18:33
vëllezër, gjatë një serie bastisjesh që lidhen me sulmet e Parisit muajin e kaluar.Zyra e prokurorit federal thotë se dy prej tyre u ndaluan gjatë një kontrolli sot në lagjen Laeken në Bruksel. Sipas prokurorit, kontrolli u bë pas analizmit të tabulateve telefonike.Të dielën, policia ndaloi dy vëllezër dhe një person të tretë gjatë kontrolleve në pjesën qendrore të qytetit, thuhet në dekleratën e autoriteteve.Organet e rendit nuk e kanë bërë të ditur identitetin e të ndaluarve, ndërsa kanë thënë se nuk kanë gjetur mjete shpërthyese apo armë gjatë bastisjeve.Sulmet e 13 nëntorit në Paris lanë 130 të vdekur dhe mbi 300 të plagosur. Disa prej të dyshuarve si bashkëpunëtorë janë arrestuar në Belgjikë.