FIFA përjashton Blatter e Platini për 8 vjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2015, 19:54
Presidenti i FIFA-s Sepp Blatter dhe i UEFA-s Michel Platini janë pezulluar me 8 vjet nga çdo aktivitet futbollistik nga hetimi i etikës.Dënimet do të hyjnë në fuqi menjëherë.Në moshën 79-vjeçare, pezullimi i Blatter i jep fund karrierës së tij të gjatë si administrator i futbollit.Shefi i FIFA-s që nga viti 1998, u pezullua para zgjedhjeve presidenciale që do të zhvilloheshin në muajin shkurt.Platini, 60 vjeç, shihej si udhëheqësi i ardhshëm i botës së futbollit që do të pasonte Blatter-in.Tre herë fituesi i Topit të Artë dhe ish-kapiteni i Francës, ka qenë në krye të UEFA-s që nga viti 2007.