Pikat e tregtimit të mishit, Panariti: Të proçedohet me heqjen e liçensave
Nga Lushnja ku ka inspektuar një thertore moderne të përpunimit të mishit, Ministri i Bujqësisë i ka kërkuar Drejtorisë veterinare dhe AKU-së që të proçedojë me heqjen e liçensave për pikat e vogla të tregtimit të mishit. Nuk plotësojnë standardet, tha Panariti, ndërsa shtoi se thertorja që ai e pa nga afër, plotëson çdo parametër.Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, deklaroi se do mbyllen pikat e vogla të tregtimit të mishit.Nga Lushnja, ku inspektoi nga afër një thertore moderne të përpunimit të mishit, investim 1 mln euro, Panariti i apeloi Autoritetit të Kontrollit të Ushqimit dhe Drejtorisë Veterinare që të proçedojnë me heqjen e liçensave.Panariti: "Në këtë thertore të financuar nga AZHBR dhe BE kryet cikli i mbyllur nga thertorja në tavolinë. Do të mbyllim të gjithat thertoret e pa linçencuara për të garantuar sigurinë ushqimore të kosumatoreve. Mbështetja e projekte ambicioze, që krijojnë një treg modern të tregtisë së gjesë së gjallë në ketë zonë.është synimi ynë ".Ministri i Bujqësise, Edmond Panariti, ka vizituar dhe një serë në zonën e Karbunarës, investim me grante nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor Rural, e cila falë teknologjisë moderne, e nxjerr prodhimin herët në treg.Panariti: "Këto janë sera me teknologji të lartë, sipas modelit izraelit, që prodhojnë produkte bujqësore cilësore dhe me standarde, që gjenerojnë të ardhura dhe vende pune.Prodhimi bujqësor në sera mund ta kthejë Shqipërinë, të arrijë të jetë një faktor i rëndësishëm në prodhimin e perimeve por dhe eksportet në tregjet evropiane".