Kurti dhe Haxhiu festojnë festat në shtëpi, ndryshon masa e sigurisë
Ish kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe deputetja Albulena Haxhiu janë vendosur në arrest shtëpiak. Gjykata e Lartë vendosi të ndryshojë masën e paraburgimit për deputetët e arrestuar me akuzën e hedhjes së gazit lotsjellës në sallën e parlamentit.Në deklaratën për shtyp të gjykatës thuhet se institucioni ka marrë në konsideratë kërkesën e mbrojtjes për të ndryshuar aktvendimin e formës së prerë, duke ndërprerë masën e paraburgimit dhe caktuar atë të arrestit shtëpiak.Sipas Gjykatës së lartë për Albin Kurtin masa e arrestit shtëpiak do të zgjasë deri më 28.12.2015, ndërsa për Albulena Haxhiun deri më 7 janar të vitit të ardhshëm.Si pasojë e akteve të dhunshme dhe hedhjes së gazit lotsjellës në Parlamenin e Kosovës, deri tani janë arrestuar 13 eksponentë të partive opozitare. Gjithsesi, protestat paqësore tashmë vijojnë në qytete të ndryshme të Kosovës, ku liderët e Vetëvendosjes, aleancës për ardhmërinë e Kosovës dhe nismës kërkojnë mbështjetje popullore për kauzën e tyre.Ymeri, Haradinaj dhe Limaj, në çdo takim dhe tubim në qytete si Malishevë apo Prizren kanë përsëritur se nuk tërhiqen dhe nuk do të lejojnë mbajtjen e asnjë senace plenare deri sa qeveria të anulojë marrëveshet e nënshkruara në Bruksel me Serbinë dhe Malin e Zi.Faton Topallit dhe Ismajl Kurteshit u refuzohen ankesat
Ndërkohë një kolegj penal prej tre gjyqtarësh nga Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit, me anë të dy vendimeve të ndara, sot ka refuzuar ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër caktimit të masës së paraburgimit, prej një muaji, ndaj të pandehurve Faton Topalli dhe Ismajl Kurteshi.Në njoftimin e Gjykatës, në të dy rastet Gjykata e Apelit, gjeti se gjykata e shkallës se parë, ka vepruar drejt kur të pandehurve në fjalë, u ka caktuar masën e paraburgimit, si në aktvendimete datës 14 dhjetor të këtij viti, pasi që ata, siç del nga shkresat e lëndës, e kanë thyer masën e arrestit shtëpiak.