Mbështet presidentin Obama
Ështe një ndër këngëtaret,e cila vlerësohet për veshjet e bukura gjatë interpretimit në skenë, ndërkohë që shfaqet me një tjetër imazh gjatë përgatitjeve të koncertit,që do zhvillohej për Barack Obamën.
Katy perry e veshur sportive me një kanatjere të bardhë dhe tuta gri,flokët e kapura bisht dhe syze të errëta është fotografuar ,teksa bënte prova për në mbrëmje për koncertin në las vegas.Ndryshimi ndërmjet dy shfaqeve te këngëtares 28-vjecare ka qënë i dukshëm dhe binte në sy kujdesi për pamjen e jashtëme.
Në mbrëmje kur Katy është shfaqur përpara publikut ,ajo mbante të veshur një fustan të ngushtë të bardhë ,kun ë pjesën e sipërme shkruhej emri i presidentit të amerikës dhe më pas emri i Joe Biden dhe në fund emri i Mitt Romney.
E ndërsa këndoi një pjesë më të mirë të repertorit të saj ,Katy përvec se mbështeti kandidaturën e presidentit Obama,ajo ftoi dhe inkurajoi të gjithë të rinjtë pjesmarrës për të fotuar Obamën."Mos prisni. Shkoni për të votuar nesër, sa prej jush janë 18-vjeç këtu? Është mirë që kjo të jetë hera e parë për të votuar" - i është drejtuar ajo rreth 13.000 pjestarëve në këtë concert.