Ja mënyra më e mirë për të mos u plakur

Ndërsa të gjithë frikësohemi nga plakja, një estetisë ka gjetur një mënyrë sa të çuditshme por aq edhe të dhimbshme për ta parandaluar.

Paguan plot 350 dollarë për të qënë me të bukur dhe më të ri por nga ana tjetër i nënshtrohesh një numri të madh shuplakash.Tata Sombuntham e cila është trajnuar në Tajlandë, ka një qendër në San Francisco dhe merr 350 dollarë për një seancë të tillë që zgjat vetëm 15 minuta.

Sipas mediave britanike në Tajlandë kjo mënyrë është zbuluar për të kthyer kohën pas, e ndërsa mjekët thonë se kjo zgjidhje e gjetur funksionon vetëm për të forcuar lëkurën dhe për të mos pasur nevojë për ndërhyrje estetike.