Këshillon femrat, kundër dietave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2012, 13:22
Aktorja e njohur Jennifer Aniston ka deklaruar për revistën "OK" se ajo nuk beson në dieta. Gjithashtu Aniston ka rrëfyer se ka patur probleme me peshën e saj trupore madje i është nënshtruar edhe disa ndërhyrjeve estetike por pa sukses.
"E kam ndërprerë dietën kur e kuptova se thjesht duhet të ha rregullisht, shëndetshëm dhe me masë. Duket e pakuptimtë kur dikush fillimisht e dëmton trupin me ushqim të shpejtë dhe yndyra dhe më pas nis dietën,"-është shprehur Aniston.
Prej disa kohësh aktorja bukuroshe është fejuar me kolegun e saj Justin Theroux.