Ban Ki Moon kërcen Gangnam Style
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2012, 13:06
Të gjithë jemi mësuar ta shohim serioz dhe në përpjekeje të vazhdueshme për të siguruar tolerancë globale, dialog, paqe.
Por në një vizitë në Kombet e Bashkuara reperi i njohur i Koresë së Jugut Psy është përpjekur ti mësojë sekretarit të përgjithshëm të OKB Ban Ki Moon kërcimin që ai bën në këngën e tij Gangnam Style. Ban Ki Moon fillimisht ka qënë nervoz, por më pas ka kopjuar lëvizjet e PSY.
Psy ishte në OKB për të diskutuar me Ban Ki-Moon si ata mund të punojnë së bashku për të ndihmuar në çështjet globale.
Reperi i njohur i Koresë së Jugut PSY me këngën Gangnam Style pas një shkëputje 2-vjeçare me një këngë të kompozuar vetë ka thyer rekorde në you tube duke arritur mbi 300 klikime.