Shesin fotot e dasmës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2012, 12:19
Ka qenë një ceremoni top sekret për mediat. Deri ditën kur janë martuar askush nuk e dinte me saktësi datën dhe vendin e saktë të ceremonialit të martesës të Justin Timberlake dhe Jessica Biel.
Detajet e kësaj ceremonie luksoze janë bërë publike pas zhvillimit të saj. Martesa e tyre u kurorëzua në Itali dhe ka kushtuar plot 6.5 milionë dollarë.
Por, çifti ka vendosur që fotot e dasmës t'i shesë me një pazar të mirë dhe pikërisht i janë shitur revistës "The People", e cila si duket ka ofruar më shumë se te tjerat, përkatësisht 300 mijë dollarë.