Manjani: Duam të ndërtojmë një gjykatë mbi pushtetin politik

Ministri i Drejtësisë Ylli  Manjani e sheh reformën në drejtësi më shumë një çështje që duhet të jetë në dorë të parlamentit sesa të ekspertëve. në një bashkëbisedim me studentë të fakultetit të drejtësisë, ai tha se nëse gjykata nuk është mbi pushtetin politik gjërat nuk ndryshojnë.Ylli Manjani: "Gjykata nuk po e kryen detyrën ashtu siç duhet. Sepse gjykata, vendi, zyra, autoriteti shtetëror i ngarkuar me Kushtetutë dhe me ligj që t'i vërë fre këtij fenomeni, korruptohet për vete. Është shumë e thjeshtë të bësh zap një qeveri, është shumë e thjeshtë të bësh zap një parlament, është shumë e thjeshtë të bësh zap një administrator publik, një nënpunës shteti nëse gjykata nuk funksionon. Nëse gjykata vendoset mbi pushtetin politik, problemi do të fillojë të zgjidhet. Sot nuk e kemi kështu. Dhe ky është thelbi i reformës. Ky është thelbi i asaj që ne duam të ndërtojmë. Duam të ndërtojmë një gjykatë që të jetë mbi pushtetin politik. Jeni në një fazë që mund ta merrni situatën në dorë për të ndërtuar diçka krejt tjetër, të paparë deri më sot. Ky është problemi. Po bëtë këtë, unë besoj se keni zgjidhur problemin me veten tuaj dhe me shoqërinë"Përballë studentëve të drejtësisë ministri tha se pa këtë reformë nuk mund të ketë integritetManjani: Gjykata është vendi ku qytetari duhet ta ndjejë veten se po zgjidh problemet. Vendi ku garantohet e drejta, ku garantohet barazia para ligjit. Po të shkojë tek pushteti politik, është e sigurtë që është korrupsion”Ministri në shumë raste ka kritikuar mënyrën si kryhet reforma në drejtësi duke deklaruar se nga kjo varet e ardhmja e Shqipërisë /Oranews.tv/