Meta pret fëmijët me sindromën down, premton më shumë mbështetje

Kryeparlamentari Ilir Meta gjatë orëve të para të paradites së të premtes, 18 dhjetor,  priti në zyrën e tij miq mjaft specialë, fëmijë me sindromën down për të cilët kërkoi më shumë kujdes dhe dashuriIlir Meta:Në këtë drejtim është e rëndësishme që jo vetëm të bëjmë ligje sa më të mira që garantojnë të drejtat e fëmijëve, por njëkohësisht të jemi sa më pranë të gjitha këtyre komuniteteve, për t’u njohur me problematikat e tyre dhe për t’i ndihmuar me të gjitha mundësitë tona edhe si parlament, edhe si qeveri, edhe si institucione, por edhe si shoqëri”Në kuadër të festave të fundvitit Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u shpërndau fëmijëve dhurata, në mënyrë që edhe ata të mund të gëzojnë njësoj si të gjithë fëmijët ë tjerë. Ilir Meta: Kujdesi ndaj fëmijëve dhe sidomos atyre që kanë nevojë për më shumë mbështetje, për më shumë integrim është një detyrë e pashmangshme dhe mjaft e domosdoshme për ne.Në fjalën e tij kryeparlamentari Meta rezervoi një falenderim special për përkushtimin që prindërit u falin fëmijëve të tyre të cilët vuajnë nga sindroma down/Oranews.tv/