Bashkia treg të veçantë për gjelat e detit në Baldushk
Bashkia do të krijojë tregje të posaçme të gjësë së gjallë. Në prag të festave të fundivitit, gjeli i detit nuk do të tregtohet më në mënyrë informale në rrugë por në një treg të krijuar enkas nga Bashkia e Tiranës. Ata që duan të blejnë gjelin e detit duhet të shkojnë në tregun e Vishnjes në Baldushk. Gjithashtu bashkia propozon dhe një zgjidhje përfundimtare për qentë e rrugës.Tirane - Gjelat e detit, simboli i festave të fundivitit nuk do të tregtohet më në rrugë por në tregje të caktuara nga Bashkia e Tiranës.Një i tillë do të ndëtohet në Vishnje të Baldushkut pak kilometra larg kryeqytetit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në fjalën e tij në Forumin Ekonomik Studentor të organizuar në Universitetin Bujqësor se tregjet e posaçme dhe agjencitë e krijuara do të rrisin standardet e të tregjeve në Tiranë.Erion Veliaj: "Do duhet që të fusim disa politika jo vetëm për të promovuar produktet lokale por dhe për të promovuar tregjet rajonale sipas zonave.Ne kemi pasur një anomali totale në Tiranë dhe besoj që jeni dakort me mua kur them se nuk mund të shitet gjëja e gjallë në mjedise publike.Ju e dini fare mirë tani që afron periudha e Vitit të Ri.Të gjithë ata që kanë diçka për të shitur pula, gjela vijnë në mes të Tiranës mundësisht në zonën e pazarit të ri nëpër lagje edhe ndodh diçka jashtëzakonisht e shëmtuar.Nuk është as higjenike, as një skenë që do ta shikonit në Romë ose në Paris ose në Berlin."Zgjidhje do të ketë edhe për qentë endacak. Bashkia në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor, do të hapë një klinikë të posaçme për sterilizimin dhe vaksinimin e tyre. /Oranews.tv/