Xhihadistët: Organi i akuzës ka falsifikuar përgjimet

Edhe seanca e radhës ndaj xhihadistevë është shtyrë, duke e futur procesin në ngërç. Ndërsa pritej që të publikoheshin pergjimet e kryera ne xhamine e Unazes se Re ku prokuroria pretendon se Imami i saj Genci Balla predikonte nxitjen e urrejtjes dhe terrorizmin, të akuzuairt kërkuan aktet e dosjes.Sipas tyre organi i akuzës ka falsifikuar përgjimet dhe kanë kërkuar përjashtimin e prokurores së cështjes.Ndërkohë nga ana tjetër i akuzuari Gerti Pashaj ka replikuar me avokatin mbrojtës të caktuar nga shteti dhe trupin gjykues pasi kërkoi të njihej me vendimin për zgjatjen e afateve të hetimit. Pas debateve, gjykata kërkoi përjashtimin e tij nga seance.“Kam dy vjet me një proces të manipuluar, seanca u prish për arsye se prokuroria bëri 35 minuta nga salla dhe iku manipuloi në akt gjysëm ore. Atëhere nuk e dua më këtë dhe mos vijë më këtu, sepse ky gënjeu. Si mund ta sillni ju një person, le të mi tregojë aktet ku i ka?”, tha Gerti Pashaj.Në fund, trupi gjykues vendosi te shtyje gjyqin per te marten e ardhshme.