Ymeri: Do mbrojmë Kuvendin nga klika e zaptuesve
Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, deklaron se pushtetit të Mustafës, Veselit e Thaçit, nuk i ka mbetur më dinjitet.“Egërsia e Mustafës, Veselit e Thaçit, flet zëshëm për të vërtetën që e kanë kuptuar edhe ata: Këtij pushteti nuk i ka mbetur as fytyrë e as legjitimitet. Bashkë me marrëveshjet e tyre, këta e kanë humbur edhe argumentin. Krejt çfarë u ka mbetur është të shfryhen duke akuzuar, kërcënuar e nxitur aparatin shtetëror për 'qërim hesapesh' me opozitën”, deklaroi Ymeri.Kreu i VV tha se forcat e shtuara të policisë tregojnë tendencën autoritare të qeverisë, që sipas tij po shpërblen Serbinë.“Nga skuta që po e quajnë sallë ata edhe një herë i shpërfaqën tendencat e tyre autoritare, duke kërkuar prapë më shumë polici, polici edhe më të dëgjueshme, për t'i sulmuar kundërshtarët politik, e për t'i shpërblyer bashkëpunëtorët e tyre Vuçiçin e Daçiçin”,tha kreu i VV.Ymeri deklaroi se VV do të mbrojë Kuvendin nga klika e zaptuesve.“Ne do ta mbrojmë Kuvendin nga kjo klikë zaptuesish. Ne do ta mbrojmë Kuvendin e Republikës për të mos e lënë klikën e zaptuesve ta shndërrojnë atë në vegël të interesave të Serbisë. Ne do ta mbrojmë Republikën nga 'Zajednica'. Këtë e kemi obligim dhe e kemi përgjegjësi legjitime”,u shpreh ai./Oranews.tv/