Williams: Shqipëria, hapa pozitivë në rrugën drejt integrimit në BE
Në ceremoninë e 60 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në OKB koordinatori Brian Williams vlerësoi kontributin e dhënë nga Shqipëria dhe deklaroi se OKB do të mbështesë reformat e ndërramara për anëtarësimin e saj në BE.Brian Williams: Në këto 60 vite Shqipëria ka luajtur rol të rëndësishëm për paqen dhe sigurinë në rajon.Ky jubile e gjen Shqipërinë vend kandidat për në Bashkimin Europian. Reformat e ndjekura nga qeveria kanë qënë ambicioze dhe gjithpëfshirëse. OKB do të ndihmojë Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE.Për ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati Shqipëria në këto vite ka luajtur e do të vazhdojë të luajë rol të rëndësishëm në favor të paqes dhe sigurisë:Ditmir Bushati: Nëse do të kërkonim një element apo një fill që lidh 6 dekadat e pranisë sonë në OKB, përtej sistemeve e ideologjive, ai është qëndrimi i pandryshuar i shtetit shqiptar në favor të paqes e sigurisë. Është pjesë e ADN-së sonë si komb, për të qenë në harmoni e në paqe me të tjerët.Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në fjalën e tij përshëndeti edhe marrëveshjen për klimën e arritur në Paris.
/Oranews.tv/