Ambasadori britanik në Kosovë: Jam kundër dhunës, po dëmtoni vendin
Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairí O'Connell tha se është kundër dhunës në Kuvend, duke kërkuar zgjidhje të bllokadës politike përmes dialogut.Reagimi i diplomatit është bërë përmes llogarisë së tij në “Facebook”, disa orë pas protestës së sotme të opozitës në Kuvend.Sipas tij, dhuna e vazhdueshme ndaj institucioneve dhe përpjekjet për të imponuar vullnetin politik me forcë nuk zgjidhin problemet e Kosovës, por vetëm sa krijojnë më shumë.Ruairí O'Connell: "Unë jam i trishtuar nga dhuna e vazhdueshme në Kuvendin e Kosovës. Kosova ka shumë sfida. Dhuna e vazhdueshme ndaj institucioneve dhe përpjekjet për të imponuar vullnetin politik me forcë nuk i zgjidhin problemet e Kosovës. Thjesht krijojnë më shumë. Përdorimi i dhunës për qëllime politike qëndron kundër çdo kuptimi të demokracisë. Ai dëmton Kosovën.Unë i mbështes përpjekjet e vazhdueshme për të zgjidhur këtë bllokadë përmes dialogut. Unë shpresoj dhe pres që autoritetet e Kosovës do të sigurojnë se procesi ligjor dhe të drejtat e njeriut respektohen. Unë shpresoj se të gjitha palët do të respektojnë demokracinë që Kosova ka punuar aq shumë për ta ndërtuar."/Oranews.tv/