Raiffeisen Invest prezanton ecurinë e tre fondeve të saj gjatë vitit 2015

Raiffeisen Invest, shoqeria e parë në Shqiperi e licensuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare për administrimin e fondeve të investimit dhe pensionit vullnetar prezantoi para investitoreve ecurine e fondeve gjatë vitit 2015.Në ditën e investitorit, drejtori ekzekutiv i Raiffeisen Invest Resmi Hibraj theksoi se objektiv i Bankes qe ai drejton është siguria e investitorit dhe zgjerimi i tregut te kapitalit ne Shqipëri.Resmi Hibraj: Vizioni ynë është që ne të jemi shoqëria më e respektuar në vend, për menaxhimin e fondeve, për menaxhimin e parave tuaja.Raiffeisen Invest  operon në vendin tonë që prej vitit 2012 dhe deri më sot numëron mbi 35 mijë investitorë në tre fondet dhe një total asetesh prej rreth 500 mln eurosh.Resmi Hibraj: Të fondit pensioni vullnetar, të fondit prestigj, të fondit euro. Të tre këto fonde ne shpresojmë që të komplomentojnë njëra-tjetrën për të dhënë një mundësi investimi sa më të larmishme të gjithë investitorëve.Enkelejda Shehi: Totali i aseteve të këtij tregu dhe nga pikëpamja e rregullatorit mund të themi që zë një përqindje shumë të madhe ndër asetet që ne rregullojmë dhe mbikqyrim.Misioni i Raiffeisen Invest  ka qene dhe mbetet menaxhimi superior i parave te investitororeve dhe kete e ka arritur permes nje performance pozitive qe rrjedh nga nje proces i disiplinuar investimi.reiffeisen /Oranews.tv/