Rritje page për gardën, 143 mln lekë shtesë në buxhet, PD: Shpenzime luksi
Punonjësit e Gardës së Republikës së Shqipërisë do të kenë rritje page duke nisur nga janari i vitit 2016. Komisioni i Sigurisë Kombëtare i dha dritën jeshile, kërkesës së Ministrisë së Brendshme për ta rritur me 143 mln fondin në buxhetin e shtetit që do të shkojë për pagat e gardës.Ilirjan Mustafaraj, zv/ministër i Brendshëm: Sugjerohet që pagat e këtyre punonjësve të shkojnë në nivelin e punonjësve të policisë të ndara sipas pozicioneve që ka organigrama e gardës dhe kjo kërkon një shtesë page në total prej rreth 143 mln lekë.Por opozita, ishte skeptike për këtë shtesë fondesh kur tha se paratë po shpenzohen për luksin e qeveritarëve dhe jo për të rritur sigurinë në vend.Flamur Noka: Këtu po shkojnë para për tu bërë rrush e kumbulla, siç u bënë paratë rrush e kumbulla me tenderin që po ministria juaj zhvilloi për makinat. Komisioni i Sigurisë Kombëtare është përfshirë nga debatet edhe gjatë diskutimit të buxhetit faktik për Ministrinë e Mbrojtjes. Opozita ka akuzuar qeverinë se është bërë kumbarë e dekorimeve të figurave që kanë patur lidhje me sigurimin e shtetit.Flamur Noka: E cilësoj deri në kufijtë e kriminales që është dekorimi i një liste të gjatë të xhelatëve të diktatures. Arben Çuko: Unë habitem pse kujtohen tani, mbase kujtohen që ti japin pak zemër vetes për të enjten.Petro Koçi: Në tërësinë e emrave, të cilët janë dekoruar dhe sipas ligjit e meritojnë dekorimin, atëhere le të trajtojmë ligjin në mënyrë që raste të tilla të shmangen, por pa cënuar vlerat e padiskutueshme të LANÇ.Në axhendën e diskutimeve të Komisionit Parlamentar të Sigurisë ka qenë edhe buxheti i SHISH, i cili është zhvilluar me dyer të mbyllura. Mësohet se buxhei i këtij institucioni është rritur me 100 mijë lekë të reja krahasuar me një vit më parë, duke i rezervuar një fond prej 1 mln e 436 mijë lekë të reja./Oranews.tv/