Taksat e larta detyrojnë bizneset të veprojnë në informalitet

Taksat e larta nuk kanë sjellë asnjë përmirësim të situatës së informalitetit në ekonomi dhe nuk kanë arritur të shkëpusin nga kjo zonë biznese. Ky rezultat ka dalë pas një studimi të zhvilluar nga Forumi Kombëtar i Biznesit ku  66% e bizneseve të anketuara kanë ngritur si shqetësim nivelin e lartë të taksave, konkurencën e pandershme dhe korrupsionin e inspektorëve tatimorë.Esmeralda Ballesha: Gati 66% e bizneseve treguan që taksa e lartë që kishin ata i bënë që të ishin informale. Gjithashtu ndaj evazionit fiskal reagonin kështu për shkak të një konkurrence të pandershme që kishin ndaj atyre që ishin të paregjistruar dhe të paformalizuar. Gjithashtu korrupsioni i lartë në radhët e administratës publike dhe marrëdhëniet jo të mira me administratorët tatimorë i bëjnë ata që të mos ishin formalë.Vetë biznesi kërkon rishikim ta ashpërsimit të gjobave pasi sipas tyre në asnjë vend të botës  formalizimi i ekonomisë nuk  është realizuar me presion.Gjergj Gjika: Pikërisht bëmë këtë studim, në mënyrë të tillë për të treguar që të kërkosh, të vesh një destinacion ashtu sic ka vajtur e gjithë Europa. Pra në minimizimin sa më të madhe të mundshëm të informalitetit, të ngritjes ekonomike dhe të zhvillimit të biznesit vëndas dhe atij të huaj që investon në Shqipëri nuk është e thënë gjithmonë që rruga me masa drastike janë eficente dhe të vetmet për të ecur përpara.Forumi Kombëtar i Biznesit propozoi  që përmirësimi i  situatës të nisë me rritjen e transparencës, përmirësimin e standarteve profesionale dhe etike të inspektorëve tatimorë si dhe reduktim të nivelit të gjobave.