Të zgjedhurit vendorë deri në 3 mandate
Komisioni i Ekonomisë miratoi ligjin për qeverisjen vendore vetëm me votat e maxhorancës. Ndryshimet përcaktuan se drejtuesit vendorë kanë të drejtë të mbajnë deri në 3 mandate nga dy qe ishte ne variantin fillestar. Opozita e kundërshtoi ligjin duke e cilësuar elektoral dhe ngriti si shqetësim shtimin e funksioneve por jo të fondeve.Drejtuesit vendor në Shqipëri do të kenë të drejtë të mbajnë 3 mandate. Ky kufizim u vendos në ligjin për qeverisjen vendore dhe shumica u tërhoq nga varianti fillestar ku parashikonte dy mandate.Dashamir Shehi: Treshi ka qenë gjithmonë tepëricë, katër ka qenë përjashtimi. Ju keni heq përjashtimin se treshi tepër e tepër është. Kështu që duke lënë tre nuk keni hequr asgjë ju.Bledi Çuçi: E kufizuam deri në 3 herë zgjedhjen e kryetaritOpozita ngriti si shqetësim mungesën e fondeve për vendorët në një kohë kur janë shtuar funksionet si dhe rreth 11 mijë punonjës.Ridvan Bode: I gjithë ky është një marifet që qeveria gjithënjë e më shumë të heqi përgjegjësitë dhe angaritë nga vetja e vetë dhe për ti kaluar pranë pushtetit vendor të gjitha këto që kanë të bëjnë me problematikat e hijshme që të përballen me qytetarë. Por, jo nuk pranon të kalojë fonde reale.Ministri Bledi Çuçi i rrëzoi këto pretendime kur tha se fondet janë shtuar nëse marrim në konsiderate ato për zhvillimin e rajoneve të cilat janë në dispozicion të bashkive dhe komunave.Bledi Çuçi: Dhe i futëm në fondin e rajoneve për tja dhënë si investime drejtpërdrejt bashkive.Sherefedin Shehu: Me fondin e zhvillimit të rajoneve ju keni vënë ato pllakat te Ministria e Brendshme. Me fondin e zhvillimit shqiptar ju keni mbjellë shkurrë nga Durrësi deri në Vlorë.Ligji për qeverisjenm vendore pritet të kaloje tashmë për votim në parlament.
/Oranews.tv/