Ligji për Dekriminalizimin, Komisioni i Posaçëm mbyll misionin me konsensus

Në një mbledhje  që zgjati rreth 10 minuta komisioni i Posaçëm për Dekriminalizimin miratoi 4 amendimet kushtetuese të cilat do të kalojnë në parlament ditën e enjte.Kryetari i Komisionit Oerd Bylykbashi riktheu edhe njëherë në vëmendje katër pikat kryesore të ligjit të dekrimanilizimit i cili synon që të mos lejojë futjen e personave me rekorde kriminale në parlament.Komisioni i Posaçëm për Dekrimanilizimin në mbledhjen e tij të fundit  miratoi 4 amendamentet që parashikojnë ndryshime në kushtetutë duke ia deleguar ato seancës së ditës së enjte në parlament. Në një mbledhje që zgjati vetëm disa minuta,  kreu i këtij komisioni risolli edhe njëherë në vëmendje 4 pikat kryesore të cilat do të ndalojnë marrjen e mandateve  nga persona të inkriminuar.Bylykbashi: Ndërprerjen e mandatit të të gjithë funksionarëve kushtetues dhe të organve të tjera, kur këta konsiderohen që janë në shkelje të kushteve për ushtrimin e funksionit. Proporcionaliteti, një arsye e qartë, e demonstruar qartazi dhe me interes publik, në kufizimin e një të drejte me ligj është plotësisht e respektuar. Për të garantuar maksimalisht të drejtën, gjithashtu është bërë një riformulim i një kompetence specifike të Gjykatës Kushtetuese, i cili i jep mundësinë që jo vetëm Presidentit të Republikës dhe deputetëve sic ekziston tashmë, pro edhe funksionarëve të tjerë kushtetues, nëse kanë probleme në lidhje me atë që pretendojnë se ka qenë një proces i parregullt, ti drejtohen Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë.Taulant Balla shpjegoi se mbledhja e fundit ishte e domosdoshme për të zbatuar kushtetutën si dhe për të zëvendësuar mbledhjen që do të bënte Komisioni i Ligjeve.Parlamenti parashikon që të mbyllë votimin e katër amendamenteve brenda muajit dhjetor në mënyrë që ti hapet hapet rrugja hyrjes së tij në fuqi në 1 janar të 2016./Oranews.tv/