Rama mobilizon deputetët: Të gjithë të flasin në seancën e 17 dhjetorit

Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, që zgjati rreth 15 minuta, kryeministri Edi Rama u kërkoi mobilizim deputetëve gjatë disktutimit nen për nen të buxhetit të 2016-ës që do të mbahet seancën e së enjtes, 17 dhjetor.Kreu i PS, kërkoi që çdo deputet të mbajë fjalim në seancë, që në axhendë do të ketë 10 pika diskutimi. Angazhimi i grupit parlamentar për të mbrojtur buxhetin e prezantuar nga qeveria, do të  vijë si kundërpërgjigje e kundërshtisë që PD do të bëjë në protestën jashtë sallës së Kuvendit.Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, por edhe kreu i Shëndëtesisë, Ilir Beqja, nuk pranuan të bëjnë komente lidhur  me hetimet e nisura nga Prokuroria mbi koncensionet e Ministrisë së Shëndetsisë./OraNews.tv/