Rishikohet buxheti 2015, 2.5 mld lekë i kalojnë bashkive të reja
Nëpërmjet një akti normativ, qeveria ka rishikuar për herë të dytë gjatë këtij viti buxhetin. Në fletoren zyrtare është botuar akti normativ që bën rialokimin e fondeve, ndërsa ministria e Financave pranon se kjo ndërhyrje u bë e domosdoshme për shkak të mosrealizimit të invetsimeve publike. Qeveria shkurton me 5.2 miliardë lekë zërin e investimeve dhe me 5 miliardë fondin rezervë, atë të kontigjencës dhe detyrimet e prapambetura, ndërsa rrit në po këtë masë fondin e shpronësimeve dhe u kalon 2.5 miliardë lekë bashkive të reja. Edhe vitin e kaluar qeveria rishikoi në dhjetor buxhetin me akt normativ, cka shkaktoi debate të forta me opozitën.Qeveria rishikon për herë të dytë gjatë këtij viti buxhetin e shtetit. Problemet në mbledhjen e të ardhurave dhe realizimin e shpenzimeve kanë detyruar ekzekutivin që të bëjë rishpërndarje të fondeve nëpërmjet një akti normativ, që është botuar në Fletoren Zyrtare.Sipas Aktit Normativ Nr. 2, datë 11.dhjetor 2015 "Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin "Per buxhetin e vitit 2015", te ndryshuar qeveria rishpërndan 2.5 miliardë lekë nga buxheti qendror drejt bashkive të reja. Nuk dihet sesi do të shpërndahet ky fond, por vetëm pak ditë më parë ministria e Financave beri publike nje listë prej 10 bashkish kryesisht te majta qe kishin detyrime të papaguara ndaj ndërmarrjeve të Ujësjellësave, Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, si dhe borxhe të tjera.Rishikimi i buxhetit me akt normativ konfirmohet edhe nga ministria e Financave. Sipas këtij dikasteri, ndërhyrja u bë e nevojshme nga ecuria e ngadaltë e realizimit të invetsimeve publike, çka çoi në rialokimin e 5.2 miliardë lekëve drejt destinacioneve të tjera.Ministria e Financave sqaron se do të ulet gjithashtu fondi rezervë, i kontigjencës dhe detyrimet e prapambetura, në një total prej 5 miliardë lekësh, ndërkohë që po në këtë masë do të rritet fondi i shpronësimeve. Dikasteri i Financave sqaron se ndryshimet e mësipërme me Akt Normativ nuk ndryshojnë parametrat kryesorë të buxhetit të vitit 2015, si totalin e të ardhurave, shpenzimeve dhe defiçitit buxhetor.Ky është rishikimi i dytë që qeveria i bën buxhetit që nga fillimi i vitit, në pamundësi për ta realizuar atë sipas planifikimit fillestar. Edhe vitin e kaluar qeveria rishikoi në dhjetor buxhetin me akt normative, cka shkaktoi debate të forta me opozitën.
/Oranews.tv/