Arrestohet deputeti i AAK-së, Pal Lekaj

Policia ka arrestuar deputetin e AAK-së Pal Lekaj. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një komunikate konfirmoi arrestimin e deputetit të saj, Pal Lekaj është arrestuar nga Policia pas hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës gjatë ditës së sotme.Në komunikatën e AAK-së thuhet:Deputeti i Kuvendit të Kosovës, aktualisht ushtrues detyre i shefit të grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, pas përjashtimit nga séance e sotme plenare, dhe me të dalë nga ndërtesa e Kuvendit, është marrë nga policia e Kosovës.Është hera e dytë që deputeti Lekaj, behët cak i arrestimit politik, me qëllim të frikësimit të tij, për çfarë policia e Kosovës, ditë më parë ia kishte arrestuar edhe djalin dhe po i a mban në paraburgim.Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i dënon ashpër aksionet politike të policisë kundër deputetëve dhe familjarëve të tyre, dhe bën më dije se nuk ka forcë që e mposhtë dhe e zmbrapsë këtë parti, nga kauza e saj e drejt për mbrojtjen e kushtetututës dhe të integritetit territorial të vendit.Kriza politike nuk zgjidhet me polici por me mjete politike.Ata që po e përdorin pushtetin për interesa personale, do të përfundojnë më turp. Opozita do ta mbijetojë dhunën e pushtetit, sepse e ka mbështetjen e popullit./Oranews.tv/