Serish gaz lotsjellës e protesta në Kosovë, 5 deputetë të VV i dorëzohen policisë

Në orët e vona të së hënës, pesë deputetë të lëvizjes Vetëvendosje janë shoqëruar në polici për shkak të veprimeve në parlamentin e Kosovës, i cili gjatë tërë ditës së hënë u përshkua me skena të hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët e opozitës që kundërshtojnë marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi.Glauk Konjufca, Besa Baftiu, Aida Dërguti, Fisnik Ismaili dhe Faton Topalli, u shoqëruan në polici me të dalë nga ndërtesa e parlamentit. Tre të parëT meqë të hënën hodhën gaz lotsjellës, ndërsa dy të fundit meqë kishin shkelur masën e shqiptuar ditë më parë ndaj tyre me arrest shtëpie.Më herët gjatë të hënës policia shoqëroi tre deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, Time Kadriaj, Teuta Haxhiun dhe Ismajl Kurteshin e Lëvizjes Vetëvendosje gjithashtu nën dyshimet për hedhje të gazit lotsjellës.Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Ismail Kurteshi nga lëvizja Vetëvendosje ndodhen në paraburgim, Haxhi Shala nga Nisma për Kosovën dhe Donika Kadaj Bujupi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndodhen në arrest shtëpie.Numri total i deputetëve të arrestuar në datën 14 dhjetor 2015 është nëntë, ndërsa numri total i deputetëve të arrestuar është 13.VV: Arrestimi i deputetëve, skandal i pseudo-demokracisë së Veselit, Mustafës e Thaçit Lëvizja Vetëvendosje në një deklaratë të orëve të vona të mbrëmjes ka dënuar arrestimin e deputetëve, duke akuzuar policinë se po përdoret si vegël e qeverisë.Sipas VV, Përndjekja e opozitës ka marrë përmasa të cilat nuk mund të tolerohen më dhe Qeveria ka shkuar aq larg sa është vështirë të mendohet një zgjidhje normale e krizës politike.Deklarata e VV: “Policia e Kosovës po përdoret verbërisht si vegël e qeverisë. Është skandali i fundit që ndodh me pseudo-demokracinë e Veselit, Mustafës dhe Thaçit.  Këta deputetë, ashtu si edhe të tjerët, janë arrestuar ndërkohë që janë mbajtës të mandatit dhe të imunitetit të deputetit, të cilin e kanë marrë prej votave të qytetarëve. Përndjekja e opozitës ka marrë përmasa të cilat nuk mund të tolerohen më dhe Qeveria ka shkuar aq larg sa është vështirë të mendohet një zgjidhje normale e krizës politike. Me arrestimin e deputetëve shtypet vullneti i dhjetëra mijëra votuesve.   Me arrestimin e deputetëve shtypet zëri i opozitës.   Me arrestimin e deputetëve po mbrohem marrëveshjet ilegale dhe jodemokratike për "Zajednicën" dhe për Demarkacionin.   Me arrestimin e deputetëve po imponohet kthimi i Serbisë në Kosovë.   Me arrestimin e deputetëve demokracia e drejtësia po pamundësohen jo vetëm si realitet, por edhe si ëndërr.   Por krimi në pushtet nuk ka për të fituar. Opozita nuk do të ndahet, as nuk do të ndalet. Pushteti shumë shpejt ka për t'u vënë para përgjegjësisë për gjithë represionin ndaj opozitës e ndaj qytetarëve”.Gazi lotsjellës nuk i është ndarë parlamentit të Kosovës gjatë tërë ditës së hënë. Fillimisht opozita hodhi gaz lotsjellës në sallën kryesore të seancave të parlamenti. Më pas, gaz u hodh edhe në mbledhjen e kryesisë së parlamentit të Kosovës dhe pas kësaj partitë e koalicionit qeverisës u mblodhën në sallë alternative.Grupe veprimtarësh të partive opozitare hodhën gurë dhe ngjyrë mbi ndërtesën e parlamentit dhe mbi policinë e cila arrestoi tre veta gjatë shpërndarjes së protestuesve.Në hijen e zhvillimeve brenda dhe jashtë parlamentit, partitë shumicë miratuan me 78 vota buxhetin prej rreth 1.7 miliardë eurosh, si dhe një numër ligjesh të tjera.Por, edhe seanca ne sallën alternative u ndërpre për rreth dy orë nga gazi lotsjellës që u hodh nga disa deputetë të opozitës që u lejuan të hyjnë në seancë.Ora 23:00 5 deputet të VV i dorëzohen policisëPesë deputetët e Vetëvendosjes, Glauk Konjofca, Aida Durguti, Besa Baftiu, Faton Topalli dhe Fisnik Ismajli që po kërkoheshin nga Policia e Kosovës, e teksa po qëndronin në Kuvendin e Kosovës i janë dorëzuar Policisë së Kosovës.Zyrtarë të kësaj të fundit po i prisnin jashtë ata.Dy prej tyre, Topalli e Ismajli kanë qenë në masën e arrestit shtëpiak dhe për ta pritet të ndryshohet kjo masë, derisa për tre të tjerët, Konjufca, Durguti e Baftiu që hodhën sot gaz lotsjellës pritet të caktohet masa e ndalimit për 48 orë.Gjatë ditës, masë e tillë u është caktuar deputetëve të AAK-së, Time Kadrija dhe Pal Lekaj, ndërsa për Teuta Haxhiun ende nuk dihet vendimi.Ora 20:25-48 ore në arrest policor per Time Kadriaj dhe Pal LekaTime Kadriaj dhe Pal Lekaj janë ndaluar për 48 orë në arrest policor. Këtë e konfirmoi për KosovaPress nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi.Ai tha se deputetja Kadriaj dhe deputeti Lekaj janë ndaluar për 48 orë, ndërsa për deputeten tjetër Teuta Haxhiu, nënkryetari Isufi nuk ka mundur të japë ndonjë lajm.Pal Lekaj ishte arrestuar paradite nga Policia e Kosovës, ndërsa dy deputetet Kadriaj dhe Haxhiu në orët e mbrëmjes janë shoqëruar në Polici sapo kanë dalë nga ndërtesa e Kuvendit.Ora 20: 10 Visar Ymeri: Po mbrojmë Kuvendin nga klika e zaptuesveNga skuta që po e quajnë sallë ata edhe një herë i shpërfaqën tendencat e tyre autoritare, duke kërkuar prapë më shumë polici, polici edhe më të dëgjueshme, për t'i sulmuar kundërshtarët politik, e për t'i shpërblyer bashkëpunëtorët e tyre Vuçiçin e Daçiçin”.“Ne do ta mbrojmë Kuvendin nga kjo klikë zaptuesish. Ne do ta mbrojmë Kuvendin e Republikës për të mos e lënë klikën e zaptuesve ta shndërrojnë atë në vegël të interesave të Serbisë. Ne do ta mbrojmë Republikën nga 'Zajednica'. Këtë e kemi obligim dhe e kemi përgjegjësi legjitime”.Ora 19:05 VV: Të lirohen deputetët"Bëjmë thirrje të lirohen deputetët, dhe të tërhiqen marrëveshjet, në mënyrë që institucionet të kthehen në normalitet dhe në mënyrë që opozita të mos përjashtohet e të mos shtypet, por të trajtohet ashtu siç e kërkojnë rregullat demokratike.Marrëveshjet nuk do të kalojnë, opozita nuk do të ndalet!"Ora 18:00 Arrestohen edhe dy deputetë të AAKAutoritetet e rendit kanë shoqëruar për në polici dy deputete të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriajn dhe Teuta Haxhiun.Të dyja ligjvënëset dyshohet se kanë hedhur gaz lotsjellës gjatë ditës së sotme, në mjediset e Kuvendit të Kosovës.Ora 17:22  Policia e Kosovës bën bilancin: Ndaloi dy deputete dhe 3 protestuesPolicia e Kosovës deklaron se deputeti Kurteshi është ndaluar për  mosrespektim të arrestit shtëpiak, me rastin e pjesëmarrjes së tij në manifestimin/protestën e datës 12.12.2015 në Gjilan. Atij I është zëvendësuar masa e dënimit nga arrest shtëpiak me masën e dënimit prej 30 ditësh paraburgim.Po ashtu në seancën e kuvendit janë paraqitur edhe dy deputet të cilët janë nën masën arrestit shtëpiak, dhe për këtë Policia e Kosovës bazuar në detyrat zyrtare dhe procedurat ligjore i ka informuar organet e drejtësisë për mosrespektim të arrestit shtëpiak.Gjithashtu policia sqaron se është ndaluar  Pal ekaj, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtejshmeGjatë kohës sa pritej të fillonte seanca dhe gjatë zhvillimeve të mëtutjeshme në Kuvend, një grup prej rreth 150 personave kanë qëndruar jashtë kuvendit duke protestuar.Pas orës 14:00, protestuesit kanë filluar të shfaqin dhunë duke hedhur mjete të ndryshme me ngjyrë si dhe mjete të forta drejt zyrtarëve policor dhe drejt objekteve shtetërore.Si pasojë e dhunës së shfaqur nga ana e protestuesve, në disa lokacione të ndryshme janë dëmtuar pesë (5) vetura zyrtare, njërës prej tyre i është vënë zjarri nga persona të dyshuar.Pas orës 15:00 nga protestues të dhunshëm është hedhur një mjet i dyshuar koktej molotovi drejt një (1) veture të blinduar të PK-se, si dhe janë hedhur mjete të forta drejt dy (2) veturave patrulluese policore të cilat janë dëmtuar.Po ashtu deri më tani në bazë të informacioneve të deritanishme (16:30) nga protestues të dhunshëm është dëmtuar edhe një (1) veturë civile.Referuar situatës së krijuar dhe dhunës së shfaqur nga ana e protestuesve, njësitet policore janë detyruar të veprojnë duke përdorur mjetet e ligjshme, për të shpërndarë protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll.Protestuesit e dhunshëm gjatë shpërndarjes dhe lëvizjeve të tyre në lokacione të ndryshme kanë tentuar të bllokojnë dhe pengojnë qarkullimin e trafikut, duke vendosur mjete të ndryshme në rrugë, duke përfshirë edhe kontejnerë mbeturinash.Gjatë intervenimeve policore deri më tani janë arrestuar dhe shoqëruar në stacione policore për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme policore tre (3) protestues të dhunshëm.Bazuar në kompetencat dhe autorizimet ligjore që ka Policia e Kosovës, është duke ndërmarrë veprimet e saja hetimore drejt zbulimit se si është futur mjeti i dyshuar në sallën e Kuvendit të Kosovës, dhe kohën se kur ka mund të jetë futur ky mjet i dyshuar. Ora 16: 24 Media kosovare: Besa Baftiu hodhi gazin lotsjellës Media kosovare shkruan se gazi lotsjellës në seancën alternativë  është gjuajtur nga deputetja e Vetëvendosjes, Besa Baftiu. Ndërkohë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është kthyer sërish në sallën alternative. Veseli  doli dhe mori deputetët e opozitës të cilët nuk ishin përjashtuar nga seanca e sotme, duke i futur në sallën alternative. Aty ka edhe hetuesit policor. Kurse, deputetët po qëndrojnë jashtë derisa të hiqet gazi lotsjellës.gazlotsjelles 12369439-10207913245539629-189092905-o gazlotsjelles salla alternative 12386799-10207913255699883-969255242-nOra 15: 47  Vetëvendosje përmes një postimi në facebook e quan mbledhje ilegale "Mbledhja ilegale e koalicionit të “Zajednicës” po vazhdon nëpër skutat e Kuvendit. Jashtë Kuvendit qytetarë e aktivistë mbështesin aksionin opozitar, me protestë" shkruan Vetëvendosje.
Momenti kur protestuesit qelluan mbi godinen e Kuvendit ne KosoveMomenti kur protestuesit qelluan mbi godinen e Kuvendit ne KosovePer me shume lexoni ne: http://www.oranews.tv/rajoni/aktivistet-e-opozites-qellojne-gure-dhe-boje-ne-drejtim-te-kuvendit/Posted by Ora News on Monday, December 14, 2015
Ora 15: 41  Forcat speciale të Policisë së Kosovës janë vendosur barrikadë dhe nuk lejojnë protestuesit të afrohten tek godina e Kuvendit. Policia ka arrestuar 2 person. Protestuesit kanë gjuajtur me koktej molotovi dhe ngjyrë edhe në drejtim të autoblindës.Policia është përqendruar kryesisht në rrugën “Agim Ramadani” pas Teatrit Kombëtar, aty ku duket numri më i madh i protestuesve.12395672_1028264517215011_1170006309_n arrestimet_653749 arrestime1Ora 15: 26 Brenda Kuvendit miratohet buxhetiNdërsa protesta vijonte,  deputetët e Kuvendit të Kosovës mësohet se kanë miratuar me 78 vota për buxhetin e Kosovës për vitin 2016.  Seancë u mbajt në sallën alternative të Kuvendit të Kosovës. Deputetët e pozitës pas disa diskutimeve e votuan buxhetin. Ndërkaq deputetët e opozitës janë përjashtuar nga seanca por ende janë duke qëndruar në sallën kryesore të Kuvenditseanca1a_989925arrestim policia__ policia . policia_Ora 14: 59 Policia e Kosovës largon protestusit. Ata tashmë janë në Sheshin Nëna Tereze prej nga po brohorasin “Isa – Hasha – Esat Pasha”, raporton Koha.net.Ora 14:30 Aktivistët e opozitës të cilët janë mbledhur të ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, kanë filluar të qëllojnë me ngjyrë dhe t’i thyejnë me gurë xhamat e ndërtesës së Kuvendit të KosovësPolicia është vendosur përpara ndërtesës së Kuvendit.Në anën tjetër, prapa teatrit Kombëtar, protestuesit kanë vënë kontejnerë në mes të rrugës dhe e kanë bllokuar qarkullimin.Bashkë me protestuesit gjatë gjithë kohës po qëndron Driton Çaushi nga Lëvizja Vetëvendosje, shkruan gazeta Express.Flitet dhe për tre makina zyrtare të djegura pranë Ministrisë së Mirëqenies Socialegure 1_1450100541-66712704_1450100551-7362686 3_1450100548-287304320151214144242218646Cfare ndodhi para votimit te pr/buxhetit Kanë kaluar me sukses kontrollet e imtësishme të forcave të rendit, kanë hyrë qetësisht në sallën e parlamentit dhe kanë hedhur gazin lotësjellës, tashmë i identifikuar si lëndë e opozitës kosovare, duke bllokuar kështu seancën për të disatën herë.Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë realizuar në këtë këtë mënyrë edhe zotimin se nuk do të lejojnë mbajtjen e asnjë seance deri në anullimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel me palën serbe.Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, është detyruar të ndërpresë seancën e parashikuar për të diskutuar buxhetin e vitit 2016,  teksa disa deputetë bëjne foto me celular në sallën e mbushur me tym.Deputeti, njëkohësisht kreu i grupit parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca pranoi se ka qenë ai dhe deputetë të tjerë që kanë hedhur gazin lotësjellës në sallë, duke e quajtur veprim me parapavijë politike, pa target  individual.Në seancë ishin të pranishëm edhe deputetët e Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili dhe Faton Topalli, edhe pse Gjykata ka caktuar masën arrest shtëpiak.Me të njëjtën akuzë, atë të hedhjes së gazit në sallën e parlamentit, policia e Kosovës arrestoi  deputetët  Ismajl Kurteshi dhe Pal Lekaj.Pas bllokimit të punimeve Kryesia e Kuvendit në një mbledhje të posaçme vendosi përjashtimin e deputetëve të opozitës, por edhe këtu nënkryetarja e Kuvendit Aida Derguti ka hedhur gaz lotjellës.Vetëm 6 deputetë opozitarë do të lejohen të jenë pjesë e seancave.Ora 14:03 Arrestohet Pal LekajDeputeti i AAK-së sapo është arrestuar, raportojnë gazetarët tanë nga Kuvendi.14: 00 Nis seanca në sallën alternativeSeanca ka filluar në sallën alternative, ku janë shumica e deputetëve të pozitës.Pika më e rëndësishme në rend të ditës është miratimi për herë të dytë i buxhetit të Kosovës për vitin 2016.Ora 13:53 Kryesia pezullon opozitën nga seancaKryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë vendim për të pezulluar deputetët e opozitës nga seanca e sotme, por jo të gjithë. Janë gjashtë ligjvënës të cilët nuk janë pezulluar dhe aktualisht, deputetët janë në pritje për të parë se cili prej tyre lejohet të marrë pjesë në punimet e seancës.13:00 Gaz lotsjellës edhe në sallën e Kryesisë së Kuvendit Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje,Aida Dërguti ka hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kryesisë së Kuvendit. Aty pritej të përcaktohej rrjedha e mëtutjeshme e seancës plenare, pasi u ndërpre si pasojë e hedhjes së gazit lotsjellës nga dy deputetë tjerë opozitarë, Glauk Konjufca dhe Pal Lekaj.11:15 Ambasadori amerikan: Opozita nuk dëgjoi thirrjet e KerrytAmbasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka folur para gazetarëve në mjediset e Kuvendit të Kosovës. Duke rikujtuar vizitën e sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, në Kosovë dhe thirrjet e tij për të shmangur aktet e dhunës nga Kuvendi, Delawie tha se është zhgënjyes fakti që njerëzit nuk i kanë dëgjuar thirrjet e tij."Jam këtu për të mbështetur funksionimin normal të Kuvendit, dhe u zhgënjeva kur disa deputetë të Kuvendit hodhën gaz lotsjellës në Kuvend, sërish. Është zhgënjyese. Siç e dini, Kuvendi është dashur që ta miratojë sot buxhetin për vitin e ardhshëm dhe ka një listë të gjatë ligjesh të rëndësishme për shqyrtim, të domosdoshme për Kosovën".Ambasadori amerikan ka shprehur shqetësimin e tij edhe me faktin se dy ligjvënës nga opozita, ndaj të cilëve është në fuqi masa e arrestit shtëpiak, ndjejnë se nuk e kanë për detyrim të ndjekin të njejtat rregulla dhe ligje që vlejnë për cilindo qytetar tjetër të Kosovës."Për fund do të doja të thosha diçka për rritjen e retorikës nacionaliste dhe ksenofobike ditët e fundit. Mendoj se Ballkani ka parë mjaft retorikë të tillë, dhe shpresoj të marrë fund përfundimisht".11:12 Tubime para Kuvendit, forca të shumta policiePërkrahësit e partive opozitare po qëndrojnë para Kuvendit të Kosovës, duke brohoritur kundër marrëveshjeve me Serbinë. Forca të shtuara të policisë janë të pranishme para hyrjes së Kuvendit.11:00 Konjufca: Unë e hodha gazin në KuvendDeputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, e pranoi se ai personalisht hodhi gaz në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Ai tha se veprimet e opozitës kanë prapavijë të qartë politikë dhe se nuk janë të drejtuara ndaj individëve.Konjufca: “Po, kam hedhur gaz lotsjellës bashkë me deputetët të tjerë. Eshtë veprim kolektiv i i opozitës. Të tjerë kanë bërë njëjtë para meje, do të bëjnë edhe pas meje me siguri. Kemi marrë vendim se kush do të hedh gazin.Vepruam siç kemi bërë edhe herëve të kaluara. Kjo është të bëjmë trysni që Qeveria ta kuptojë që marrëveshjet janë të pakalueshme. Opozita e vendosur që këto marrëveshje të mos zbatohen. Veprimet kanë prapavijë të qartë politikë. Nuk drejtohet ndaj asnjërit individ.”

Ora 10: 44 Gaz lotësjellës në Kuvend, ndërpritet seanca

Deputetët e opozitës gjuajtën sërish gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli urdhëroi ndërprerje të seancësderi në krijimin e kushteve për rifillimin e seancës.Kosova press thotë se Glauk Konjufca ka gjuajtur gazin lotsjellës. Pas hedhjes së gazit lotsjellës kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka urdhëruar që të gjithë të dalin jashtë sallës.Mësohet se deputetët e opozitës kanë tentuar të dalin te foltorja por janë  bllokuar nga sigurimi.
glauku-1Kamera e KosovaPress ka regjistruar momentet kur deputetët e opozitës kanë nxjerrë dhe më pas përcjellë lotsjellësin nga dora në dorë.Deputetja e AAK-së,  Time Kadrijaj,  përcjell lotsjellësin në mënyrë të fshehtë tek kolegët e saj.https://www.youtube.com/watch?v=66-lW2iNdx4Ora 10:22 Deputetët e VV, Topalli dhe Ismaili thyejnë arrestin shtëpiakDeputetët kanë filluar të mbërrijnë në sallën e seancave të  Kuvendit të Kosovës. Në mesin e tyre është edhe Fisnik Ismaili nga Lëvizja Vetëvendosje, ndaj të cilit autoritetet e rendit kanë shqiptuar masën prej arresti shtëpiak. Në Kuvend raportohet se është edhe ligjvënësi tjetër, Faton Topalli, gjithashtu nga VV dhe ndaj të cilit po ashtu ka masë prej arresti shtëpiak. Opozita paralajmëroi bllokim të seancës

Kuvendi i Kosovës ka caktuar për sot mbajtjen e seancës plenare në të cilën, mes tjerash, pritet të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për buxhetin për vitin 2016.

Kurse, opozita është e vendosur që të mos lejojë vazhdimin normal të punës së Kuvendit dhe institucioneve të tjera, pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi.

Lëvizja Vetëvendosje përsëriti dje edhe një herë se do të mundohen të pamundësojnë mbajtjen e seancës parlamentare, e cila është paraparë për nesër. Sipas tyre, nuk do të ketë normalitet të punës institucionale, derisa të tërhiqen marrëveshja me Serbinë dhe ajo për demarkacionin me Malin e Zi.
https://www.youtube.com/watch?v=Au6BiLNLGwU