Koka: Sfidë, ulja e ndotjes nga automjetet e vjetra dhe shtimi i gjelbërimit
Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka dhënë alarmin për një situatë tejet shqetësusese të cilësisë se ajrit në disa zona në kryeqytet, ku si shkak kryesor rendit automjetet shumë të vjetra që qarkullojnë në rrugë si dhe cilësinë e dobët të karburantit që ato djegin.Koka ka paralajëmruar gjithashtu marrjen e masave për të gjitha automjetet që janë mbi 9 vjeçare.Pasi ka përshendetur marrëveshjen e nënshkruar mbi ngrohjen globale në Francë duke e cilësuar historike Ministri i Mjedisit Lefter Koka u shpreh se sfidë mbetet shtimi i sipërfaqeve të gjelbëruara si dhe ndryshimet e kërkuara në fushën e ndërtimit.Koka: Fatmirësisht, ne sot në Shqipëri kemi një emetim të gazeve serrë prej 1.4 ton për frymë duke e vendosur vendin tonë në një pozicion unik, krahasuar kjo me vende të tjera të zhvilluara që e kanë emetimin nga 2.5 deri ne 3 ton për frymë. Ne kemi vetëm një sfidë: të qëndrojmë në të njëjtat nivele duke pasur një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, miqësor me mjedisin, por pa e penguar aspak zhvillimin e vendit.Shqipëria në angazhimin e saj ka prioritetet në këtë kontribut përkatësisht në 3 fusha kryesore: transporti, industria dhe ndërtimi, të përllogaritura me një kosto totale masash 687 milionë Euro. Fusha e transportit është ajo që kërkon dhe vëmendjen e angazhimin më të madh, me problematika kryesisht në cilësinë e lëndës djegëse të përdorura nga automjetet nga njëra anë dhe jetëgjatësia e automjeteve që qarkullojnë në territorin shqiptar. Ministria e Transportit lidhur me këtë çështje sëbashku me Ministrinë e Mjedisit , po merr masa konkrete që Shqipëria të jetë në të njëjtën linjë me kushtet e BE-së, duke ju referuar qarkullimit të automjeteve Euro5.I pyetur nga gazetarët për koston, kreu i Mjedisit sqaroi se: “Thënë në shifra konsiderohet relativisht kosto jo e vogël, por faktikisht nuk kërkon investime as në buxhetin e shtetit, as tek qytetarët shqiptarë. Kërkon ndërgjegjësim të qytetarëve shqiptarë, kontroll më rigoroz nga insitucionet shtetërore që mbulojnë kontrollin e ndotjes në çdo fushë në territorin shqiptar”.