Gratë arabe votojnë sot për herë të parë
Arabia Saudite po lejon për herë të parë gratë që të votojnë në zgjedhjet vendore që po mban vendi gjatë ditës së sotme.Qëndrat e votimit u hapën në orën 8 të mëngjesit me atë lokalen dhe do të mbyllen rreth orës pesë së pasdites.Më shumë se 900 gra janë duke kandiduar për një vend në këshillat vendore, teksa numri i burrave e është afro 6.000.Megjithatë, kandidatet gra nuk u lejuan që të zhvillojnë një fushatë të drejtëpërdrejtë me zgjedhësit.Pavarësisht lejimit të grave në votime, në bazë të sondazheve dhe të rezultateve paraprake, vetëm 1 në 10 votues ka qënë grua.Arabia Saudite është një shtetet tepër radikal sa i përket pikëpamjeve mbi gruan.Këto të fundit duhet të mbulohen krejtësisht gjatë daljeve në publik si dhe nuk lejohet të kryejnë një sërë aktivitetesh si për shembull të ngasin makinën.Për këtë arsye, kadidatja Loujain Hathloul, u skualifikua nga gara, pasi autoritetet zbuluan se ajo kishte drejtuar një automjet nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Arabinë Saudite, në fillim të muajit dhjetor të këtij viti./Oranews.tv/