Bllokohet furnizimi me naftë në vend, koncesionari ndërpreu markimin
Kompania e shënjimit të karburanteve ka ndërprerë aktivitetin në doganë, duke krijuar një problem të thellë në këtë treg në vend. Ky vendim që ka ardhur si pasojë e një konflikti me autoritetet portuale ka paralizuar tregtimin e naftës dhe benzinës. Shenjimi i karburanteve iu dha me konçesion me afat 10 vjeçar me vlerë 150 milion euro me synim për të parandaluar abuzimet me cilësinë. Tregtarët duhet të paguajnë për ngjyrimin 10 lekë për litër.Bllokohet shpërndarja e karburanteve në vend.Kjo ka ardhur pas ndërprerjes së veprimtarisë së kompanisë së markimit të karburanteve.Kompania konçesionare GFI ka paralizuar tregun në vend, pasi nuk ka bërë shenjimin e naftës dhe të benzinës për shkak të një kërkese për markimin edhe të naftës bruto, një kusht ky i vendosur edhe në kontratë por që nuk është realizuar.Ministria e Financave ka marrë dijeni për këtë shqetësim të ngritur nga konçesionari i markimit të karburanteve dhe është duke diskutuar për zgjidhjen e kësaj çështje.Tregu nuk është furnizuar gjatë së enjtes në të gjithë Shqipërinë dhe operatorët pohojnë se në rast se vazhdon kjo situatë, problemet në furnizimin në treg mund të fillojnë të ndihen shumë shpejt.Në bazë të një vendimi, Këshilli i Ministrave ka sanksionuar se nuk mund të zhdoganohet asnjë litër karburant pa u shlyer më parë pagesa për markimin.Në këtë mënyrë nga doganat shqiptare gjatë ditës së sotme nuk është zhdoganuar asnjë litër naftë.Ndërkohë që ende nuk ka asnjë version zyrtar në lidhje me këtë problem mjaft të ndjeshëm për tregun e karburanteve në Shqipëri.GFI Albania mori të drejtën mbi konçesionin e markimit të karburanteve në vitin 2011, ndërsa aktiviteti i kompanisë nisi në vitin 2013.Markimi i karburanteve iu dha me konçesion nga qeveria e mëparshme një kompanie konçensionare të huaj me afat dhjetë vjeçar me një vlerë 15 milion euro, me arsyetimin e parandalimit të abuzimit me cilësinë dhe shmangien nga akciza të karburanteve.Por tregtarët vendas nuk e mirëpritën atë, pasi thanë se markimi mund të realizohej nga kompanitë vendase.Ky shërbim ka shtuar kostot e karburanteve, pasi tregtarët duhet ta paguajnë në doganë 10 lekë për litër për markimin.[caption id="attachment_634752" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Autobotat me nafte te bllokuar ne Porto Romano[/caption]/Oranews.tv/