Koreja e Veriut thotë se ka zhvilluar një bombë me hidrogjen

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, pretendon se vendi i tij ka zhvilluar një bombë me hidrogjen, e cila është disa herë më e fuqishme se bomba atomike.Komentet e tij erdhën gjatë një vizite në muzeun Revolucionar të Phyongchon, ku ai tha se Koreja e Veriut ka arritur të kthehet në një shtet që ka aftësinë t'a mbrojë territorin dhe dinjitetin e kombit me fuqi nukleare dhe termonukleare.Koncepti fuqi termonukleare i referohet pikërisht bombës me Hidrogjen, të cilën deri më tani e zotërojnë vetëm një numër i kufizuar shtetesh, përfshirë Amerikën, Francën, Kinën, Rusië dhe Indinë.Megjithatë, zyrtarë të shërbimeve inteligjente në Korenë e Jugut janë shprehur se nuk kanë asnjë informacion në lidhje me mundësinë që fqinjët e saj veriorë të kenë zhvilluar një armë të tillë të shkatërrimit në masë.Koreja e Veriut ende vuan sanksionet që i'u vendosën nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, për kryerjen e testeve të bombave bërthamore. Ata kanë kryer gjithsej tre prova nëntoksore gjatë viteve 2006, 2009 dhe 2013./Oranews.tv/